Hoti takohet me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Bilek, dhe ambasadoren e Francës, Butel

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, si dhe ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Hoti, ka falënderuar të dyja shtetet për gjithë mbështetjen e pakursyeshme dhënë Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtmit dhe konsolidimit të saj, sikurse edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ndër tjerash, Zëvendëskryeministri Hoti, shprehu gatishmërinë që këto raporte bilaterale të fuqizohen edhe më tej në shërbim të interesit të përbashkët.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek dhe ambasadorja e Francës, Marie Christine Butel e falënderuan Zëvendëskryeministrin Hoti për pritjen dhe siguruan atë se këto shtete do të ndihmojnë edhe më tej Kosovën në proceset e saj.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme