Hoti takohet me drejtorët e shkollave në Komunën e Ferizajt

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, sot para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta në Komunën e Ferizajt ka shpalosur Programin Nacional për Rininë.

Sipas njoftimit, Hoti tha se drejtorët e shkollave kanë rol shumë të rëndësishëm zbatimin e programit.

“Programi Nacional për Rininë ​është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Hoti.

Drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke e cilësuar si një program të veçantë për nxënësit.

Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rexhep Mazreku. Ata theksuan se ministritë që përfaqësojnë e mbështesin fuqishëm programin e koordinatorit duke qenë të bindur për rezultatet pozitive që do të sjellë.

Takimet me drejtorë të shkollave do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjashme