Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti takon Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Hoti takon Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Nga ky takim, Koordinatori Hoti e njoftoi Ibrahimin me Programin Nacional për Rininë dhe në veçanti për bashkëpunimin me […]

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Nga ky takim, Koordinatori Hoti e njoftoi Ibrahimin me Programin Nacional për Rininë dhe në veçanti për bashkëpunimin me komunat.

”Programi Nacional për Rininë do të përfshijë të gjitha komunat e Kosovës. Gara do zhvillohet për të gjithë nxënësit dhe studentët dhe do të jetë një mekanizëm që do ta forcojë pjesën praktike të mësimit”, u shpreh Hoti.

Drejtori Ibrahimi i premtoi Hotit mbështetjen për programin duke theksuar se meqë është program për te rinjtë, do të ketë shumë hapësirë për bashkëpunim.

Hoti dhe Ibrahimi u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin sidomos në fushën e arsimit, sportit dhe kulturës për të cilat ASK ka kolegjiumet përkatëse.

Të ngjashme