Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për sot një konferencë për medie.
Konferenca do të mbahet me fillim prej orës 11:00 në ndërtesën e qeverisë, shkruan EO.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.
Sidoqoftë, aty nuk specifikohet arsyeja pse është thirrur konferenca në fjalë.
“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:00”, thuhet në komunikatën për medie.