Nesër në ora 11:00 do të mbahet mbledhje e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media të nisur nga kryeministria.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 21.8.2020: Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim të zyrës së kryeministrit nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.
Megjithatë, kjo është mbledhja e parë që do të mbahet në Qeveri, pasi që kryeministri për pak më shumë se dy javë ka punuar nga shtëpia pas konfirmimit pozitiv me koronavirus.
Nuk është bërë e ditur nëse nesër do të shqyrtohet marrja e masave të reja për pandeminë, apo ndonjë vendim për fillimin e vitit të ri shkollor.