Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Dinosha për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.
Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë.
Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.