Hoti thotë se e mori fjalën në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili po qëndron në ShBA, ka thënë se ka marrë fjalën në emër të Kosovës, në tryezën për çështje të sigurisë në Kongresin Amerikan.

Hoti në këtë diskutim ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në NATO sa më parë dhe të pavarësohet nga furnizimi me energji prej vendeve agresore.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës. Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme