Hoti thotë se Kosova mund të mësojë nga Italia për pandeminë, Orlando thirrje për respektim të masave

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) e kanë vizituar komandanti i KFOR-it, Michele Risi, dhe ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se është lajm i mirë se shifrat kanë rënë dhe për këtë i ka përgëzuar mjekët, infermierët e drejtorët e klinikave

“Përfundimisht e kemi situatën nën kontroll,  por kjo nuk na liron nga puna që po bëjmë dhe do të jemi të kujdesshëm ndaj masave qe janë dhënë nga institucionet shëndetësore. Ka filluar edhe viti i ri shkollor që mund ta rris numrin por do të jemi të kujdeshëm. Kishim një takim me ambasadorin italian për mjekët që kanë qëndruar disa ditë në Kosovë. Kjo ka dëshmuar që është në shërbim të qytetarëve si në ruajte të rendit dhe në pandemi. Siç e dini se Italia ka qenë e prekur shumë nga kjo pandemi dhe besoj se është vendi që mund  të mësojmë”, tha Hoti.

E ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, duke folur për arritjen e një ekipi të mjekëve në italian javë më parë në Kosovë, tha se kjo tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

“Prezenca e mjekëve është një shembull e raporteve mes dy vendeve dhe siç e dini se misioni i mjekeve është mjeti që po bëjmë sa i përket Coronavirusit. Ekipi mjekësor është përmendur nga të gjitha njësitet  që ka ardhur para disa muajve  muajve dhe do të qëndroj edhe disa ditë dhe për neve është me rëndësi që te punojmë  më të gjithë. Siç e tha kryeministri numri ka rënë, por kjo nuk bënë të mos i respektojmë masat mbrojtëse”, tha ambasadori.

E komandanti i KFOR-it në Kosovë Michele Risi tha se përgjatë këtyre viteve ata janë përballur më shumë sfida me të gjithë së bashku.

“KFOR-i ka qenë këtu për 21 vjet, për tu përballur me të gjitha sfidat së bashku dhe shumë prej sfidave nuk kanë qenë nga sfidat që kanë qenë të KFRO-it Dhe për ketë kemi kërkuar nga vendet anëtare dhe kërkesës kërkese iu është përgjigjur Italia por mbi të gjitha shtetet anëtare” kanë thënë ai.

Të ngjashme