Hoti thotë se po punojnë në funksionalizmin e kanalit që furnizon Badocin nga Ujmani

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Liqenin e Badocit, për t’u njoftuar më për së afërmi me burimet e ujit, furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e KRU “Prishtina”.

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti pas vizitës në Badoc ka thënë se janë duke u bërë përgatitje që kanali të jetë në funksion që të sjellë ujë 100 kilometra nga Ujmani.

“Ne jemi takuar së bashku para tri jave dhe jemi në përgatitjet që të funksionalizohe ky kanal që sjell ujë rreth 100 kilometra nga Ujmani e deri këtu. Ky furnizim  është tepër i rëndësishëm edhe për sigurinë e furnizimit, kam kërkuar nga dy kompanitë që ky kanal të jetë plotësisht funksional gjatë gjithë kohës”

Ndërsa U.d i KRU “Prishtina” Sokol Xhafa ka thënë se linja funksional për herë të fundit ka qenë në 2014, kurse sot po bëhet në tërësi.

Edhe nga Ibër Lepenci kanë thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbushjen e liqenit të Badovcit dhe se nuk do të mbetet asnjë qytetar pa ujë.

Të ngjashme