Hoti uron rininë: Ju e bëni të ardhmen të sigurt

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 17:06 | Nga

Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka uruar rininë me rastin e ditës së tyre, duke thënë se ata e bëjnë të ardhmen të sigurt, transmeton Ekonomia Online.

Ai vlerëson se të pakta janë shtetet në botë që do të mund ta krahasoheshin me energjinë dhe përgjegjësinë që ka marrë mbi vete gjithmonë rinia e Kosovës.

“Përkushtimi i rinisë sonë, ideali i saj e mbajti të gjallë e të ndritshme të ardhmen e vendit tonë. Ajo ia dhuroi të gjitha atdheut. Jo rrallë e pa ngurrim edhe jetën”.

“Falë investimit të rinisë, sot, Republika e Kosovës, e gëzon lirinë dhe pavarësinë. Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Republika e Kosovës, veçmas rinia e saj, ka më shumë arsye për të kremtuar. Ajo e meriton urimin me zemër plot! Është ajo që bartë në duar gjithmonë flamujt e kohës për ta bërë të ardhmen tonë të sigurt, të shëndetshme e të bukur”.

Hoti thotë se Kosova e ka modelin prej rinisë së saj se si do ta vazhdojë rrugëtimin e investimit dhe të shtetformimit për qytetarët e vet, për t’i krijuar hapësirë në radhë të parë rolit të rinisë për energjinë e saj drejt të ardhmes. Sipas tij, investimi në rini është gjithmonë garantim për të sotmen dhe të nesërmen e atdheut.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me rezolutë të posaçme më 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme