Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar të rinjtë e Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të rinjtë kosovarë për kontributin e tyre në menaxhimin me pandeminë COVID-19.
“Sot bëhen 21 vite prej kur 12 Gushti shënohet si Dita e Ndërkombëtare e Rinisë. Qeveria e Republikës së Kosovës u është mirënjohëse të gjithë të rinjve për kontributin e jashtëzakonshëm që po e japin në ballafaqim me #COVID19”, ka shkruar Hoti.
Ai po ashtu ka thënë se sot, në vend të takimeve të përbashkëta obligohemi së bashku të bëjmë thirrje për respektim të masave.
“Në vend të takimeve dhe diskutimeve në aktivitete, ne sot obligohemi të jemi të bashkuar në thirrjen tonë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave”, ka thënë Hoti./ eo