Hoti: Veseli u dorëzua para vullnetit të deputetëve

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qëndrimet politike të partive janë të qarta se kë e votojnë e kë jo, duke përsëritur se nuk e pranojnë Kadri Veselin.

Sipas tij, është për keqardhje se si fituesit e shumicës nuk janë të pranishëm as sot në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo mund të shihet dorëzim i Veselit, pres ti shoh ata në sallë me kandidatin e tyre dhe çfarëdo kandidature që jepet nga ky koalicion ne e shqyrtojmë me kujdes. Ne duhet t’iu nënshtrohemi rregullave demokratike, e presim sa më shpejt të shkohet përpara me themelimin e institucioneve”, ka thënë Hoti.

Ai në foltoren e parlamentit është shprehur se ndihet mirë që e sheh të paktën një deputet të PAN-it në sallën e parlamentit duke iu referuar Milaim Zekës nga Nisma.

Hoti deklarimin e Veselit për daljen me një kandidat tjetër nga koalicioni PAN për kryekuvendar me kusht që të votohet Ramush Haradinaj kryeministër e sheh si dorëzim para vullnetit të deputetëve.

 

Të ngjashme