Hoti: Vizitat e krerëve të shtetit jashtë krejt të panevojshme kur vendi po përballet me kriza

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 12:02 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vizitat e krerëve të shtetit jashtë vendin në kohë kur veriu po përballet me gjendje jo stabile të sigurisë, po i konsideron të panevojshme analisti politik, Agron Hoti.

Sipas tij, gjendja në veriun e Kosovës është shumë në tensione dhe prezenca e udhëheqësve në vend do të ndihmonte tejkalimin e krizës.

Hoti theksoi se marr parasysh ofensivat e Serbisë në veri, prezenca e udhëheqësve është më e rëndësishme në Kosovë se sa udhëtimi i tyre jashtë saj.

“Sigurisht gjendja në veri është kogja e mjerë dhe kogja në tensione, udhëtimet jashtë nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit në Kosovë, prandaj sa më shumë prezencë e politikanëve në Kosovë në këto ditë të vështira aq më mirë për tejkalimin e kësaj krize”.

“…nëse do të mund ta tejkalonim, sepse po e shohim ofensivën e Serbisë për dezintegrimin e veriut, do të thotë me largimin e të gjithë serbëve nga institucionet e Kosovës që kanë qenë dhe kjo sigurisht që nuk i bënë mirë vizitat jashtë të cilat nuk janë edhe aq të rëndësishme krahasuar me vështirësitë me të cilat po përballet vendi”, tha ai.

Përderisa të mërkurën kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.

Atje ka marr pjesë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën  “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Të ngjashme