Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, th se pas diskutimeve të gjata nuk ka ende dakordim mes partive për mbajtjen e seancës së radhës.
Ai ka thënë se është e papranueshme që kryetari i Kuvendit dhe kryeministri të votohen në pako, siç ka propozuar PAN-i, raporton Ekonomia Online.
Sipas Hotit, kjo përbën shkelje kushtetuese.
“Por presim që kryesuesit të thërras në momentin që ai e sheh të arsyeshme. PAN-i kërkon që në të njëjtë seancë të votohet edhe kryekuvendari dhe kryeministri. Nuk është kushtetuese”.
“I ftojmë që në seancë e radhës të marrin pjesë dhe të japin kandidatin. Ne do të sillemi në bazë të kushtetutës dhe dekorimeve tona. Koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themeluar institucionet”, ka shtuar Hoti.