Hoti: Zgjedhjet janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Avdullah Hoti, e ka vënë në pah edhe një herë qëndrimin e partisë së tij për kufijtë e shtetit.

Ai i ka reaguar Ramush Haradinajt, duke thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit e të buxhetit dhe heqjen e izolimit të Kosovës, e jo për kufijtë.

“Zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit e të buxhetit dhe për heqjen e izolimit të Kosovës, e jo për kufijtë e Kosovës, siç po mundohen të dramatizojnë disa akterë politik që nuk janë në garë për fitore”.

“Kufijtë e Kosovës kanë qenë gjithmonë të pa prekshëm”.

“Ne kemi BESUAR tash e 30 vite, dhe BESOJMË fuqishëm, në shtetin e Kosovës, si realitet i përjetshëm, pavarësisht vështirësive për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët tanë”.

“Normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët do të ndodhë krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit tonë dhe avancimit të integrimeve euro-atlantike”.

Të ngjashme