Houthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Grupi rebel Houthët në Jemen, i mbështetur nga Irani, ka shpallur të hënën një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke e bërë atë efektive menjëherë.

Zëdhënësi ushtarak i Houthëve deklaroi në një fjalim televiziv se vendimi vjen si përgjigje ndaj, siç e quajtën ata, “bllokadës së padrejtë” ndaj Jemenit dhe veprimeve të Arabisë Saudite.

Ky njoftim vjen pasi Huthët javën e kaluar kryen sulme me raketa ndaj Arabisë Saudite, duke e akuzuar Riadin për bombardimin e një aeroporti nën kontrollin e tyre, shkruan Reuters.

Sulmet ishin të parat të pretenduara nga Houthët ndaj Arabisë Saudite që nga armëpushimi jozyrtar i vitit 2022, pas sulmeve të mëparshme ndaj infrastrukturës energjetike saudite.

Tensionet mes palëve janë rritur sërish, duke ngritur shqetësime për përshkallëzim të konfliktit në rajon.

Të ngjashme