Ekonomia Online
FUNDIT

Hovenier dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

Hovenier dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Hovenier ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës, përcjell Demokracia.com. “Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna […]

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Hovenier ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka shkruar ai.

Hovenier me tej ka shkuar se e dënojnë dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe ka tërhequr vërejtjen kundër spekulimeve për ngritjen e tensioneve.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

1/2: The U.S. Embassy is deeply concerned by reports of gun shots fired & rocks thrown at Kosovan law enforcement officials near Zubin Potok. These attacks occurred as the sovereign authorities responsible for maintaining peace & security were carrying out their official duties.

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 15, 2022

Për tri ditë rresht (13-15 prill), oficerët e Policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Policia e Kosovës thotë se kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia.

Për t’i kryer këto sulme u përdorën iriqë metalikë, automatikët AK-47, granatat e dorës, e armë të tjera.

Të ngjashme