Hovenier: Mbështesim FSK-në teksa tranformohet në forcë mbrojtëse territoriale ndërvepruese me NATO-n

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hoveneir, ka pritur sot në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka përfunduar një prej kurseve ushtarake amerikane që është prej më rigorozeve.

Dalladaku ka përfunduar kursin e Shkollës Ushtarake të West Point, duke u bërë kështu ushtari i parë i FSK-së që kalon në Akademinë amerikane.

Hovenier ka thënë se SHBA e mbështet FSK-në teksa transformohet në një forcë  multi-etnike, profesionale dhe forcë e mbrojtjes territoriale e ndërvepruese me NATO-n.

Të ngjashme