Hovenier: Në veri pati sulm të rëndë kriminal, pas grupit “fshihet” dikush

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka ende gjëra që nuk dihen për sulmin e së dielës në veri, të cilin e ka cilësuar si sulm të rëndë e kriminal ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se grupi që sulmoi Policinë e Kosovës ka qenë i trajnuar e i organizuar në mënyrë profesionale, e se pas tyre fshihet një strukturë më e madhe.

Tutje, Hovenier, ka thënë se ShBA-ja po punon ngushtë me Kosovën që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe motivi i sulmuesve në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë.

“Serbia nuk ka reaguar fare pas kësaj që ka ndodhur. Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë”.

“Është sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për t’i sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. E dimë që pati sulm, nga një grup i mirëorganizuar, i stërvitur, profesional dhe që pati shumë pajisje ushtarake. E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”.

“Ishte grup i organizuar dhe ka strukturë prapa që është kujdesur për stërvitjet dhe pajisjet. dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.

“Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka pasur negociata për lirimin e sulmuesve. Sipas tij, situata aktuale reflekton nevojën për angazhim aktiv në dialog dhe se ShBA-ja pret që të dyja shtetet të zbatojnë plotësisht dy marrëveshjet e arritura sivjet në fillim të viti.

Të ngjashme