Hovenier takohet me politikanët serbë në Kosovë, Trajkoviqin dhe Rashiqin

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me politikanët serbë Rada Trajkoviq dhe Nenad Rashiq.

Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj.

“Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit, duke punuar së bashku, mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Hovenier,

Të ngjashme