Hovenier tregon kur publikohet draft-statuti i Asociacionit: Habitem me ata që s’e kanë parë dhe e komentojnë

Prishtinë | 09 Nën 2023 | 10:44 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se draft-statuti i Asociacionit do të publikohet në një kohë të përshtatshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nuk ka asgjë sekrete, por “negociata diplomatike, angazhime sensitive nga komuniteti ndërkombëtar”.

Hovenier shtoi se nuk ka arsye që Qeveria e Kosovës të mos shkojë përpara me këtë draft-statut.

“S’ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet sensitive mes komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse këto kushte janë të përshtatshme për të arritur në të vërtetë kuptueshmëri dhe avancime të gjërave, qofshin ato marrëveshje dialogu, marrëveshje të Rambujesë… Ka raste kur publiku njoftohet, por ka raste që shkëmbimet diplomatike konfidenciale nuk publikohen derisa të arrihet pajtueshmëria. Nuk mendoj se duhet kërkuar falje pse kemi biseda konfidenciale apo diskrete me qeverinë e Kosovë për një çështje shumë të ndjeshme. Dhe në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt se publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë draft-statutin. Ajo kohë do të përcaktohet në kombinim me qeverinë dhe Lajçakun”.

Duke folur afatin se kur duhet të finalizohet statuti i Asociacionit, Hovenier tha se kjo është çështje “urgjente”.

“Për sa i përket afatit… nëse e lexoni deklaratën e Scholzit, Macronit e Melonit, dhe nëse mund të them se sa e jashtëzakonshme është që këta tre liderë shumë seriozë po përfshihen direkt në këtë proces për të ndihmuar Kosovën të ecë përpara në proceset evropiane e euroatlanitike dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë për përfitim të të dy vendeve, por në veçanti të Kosovës… ata përdorin terme si “urgjente”, “sa më shpejt të jetë e mundur”, dhe ka një urgjencë dhe dëshirë të shohim që kjo të ecë përpara dhe kjo është pjesë e bisedave tona me qeverinë”.

Hovenier ka thënë se është i habitur me numrin e njerëzve që po e komentojnë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, megjithëse ende nuk e kanë parë atë.

“Së pari jam abuzuar nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draft-statutin që nuk e kanë parë. Ky është një trik shumë mbresëlënës. Në fund të ditës ata që nuk e kanë parë, nuk kanë shumë bazë për të folur rreth tij”.

“ShBA-ja beson fuqishëm që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë ndonjë autoritet ekzekutiv. Unë nuk e shoh se si keni një autonomi në këto rrethana. Ne besojmë se ky draft-statut është në përputhje me këto kritere që unë i përmenda”.

Të ngjashme