Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Ai, nëpërmjet një statusi në Twitter tha se “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore”.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Ky reagim i ambasadorit, vjen pasi takimi i 18 marsit në Ohër, solli një tjetër pajtim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket procesit të dialogut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Implementation of this agreement is critical to unlocking Kosovo's future. We will continue to stand with the people of Kosovo to realize one of our key, shared priorities: ensuring that Kosovo takes its rightful place in European and Euro-Atlantic institutions. https://t.co/1pw6eg0nKs
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 20, 2023