Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ambsadorin austirak në Kosovë, Gernot Pfandler.
“Marrëdhëniet tona me Austrinë duhet të ri-fuqizohen në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe me protokollet shtesë të këtyre konventave”, theksoi ministrja Hoxha.
Ambasadori Pfandler përgëzoi ministren Hoxha në përkushtimin e saj për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se ka mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përkrahje në forcimin e shtetit ligjor dhe procesin euro-integrues të Kosovës./Telegrafi/