Gjetja e dokumenteve të ashtuquajtura “Punime përgatitore” të Kushtetutës së Kosovës vë në rrezik praktikën e deritanishme të kuptimit dhe të interpretimit të rregullave të lojës demokratike. Kështu e ka cilësuar Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.
Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se këto dokumente publike dhe konfirmimi i autencitetit, është kusht për validitetin e tyre.
Këto dokumente Administrata e Kuvendit të Kosovës, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit synon t’i ketë udhërrëfyes me rastin e shqyrtimit të çështjes së dekretit presidencial për mandatarin e qeverisë.
Ajo ka thënë se konfirmimi i vërtetësisë së tyre duhet të vijë nga organi që e kanë origjinën. Sipas saj nuk do të duhej të kishte kontestime mbi vërtetësinë e tyre mbi 10 vite.
“Fillimisht punimet përgatitore janë dokument publik me peshë të veçantë dhe konfirmimi i autencitetit të tyre është kusht për validitetin e tyre dhe mundësinë e përdorimit të tyre ose jo nga organet shtetërore për çfarëdo qëllimi. Ndërsa vërtetimi i validitetit të tyre do të duhej të bëhej në këtë mënyrë ku duhet të merret parasysh që janë dokumente publike dhe konfirmimi i tyre si të tilla duhet të vijë nga organi nga të cilën e kanë edhe origjinën dhe njëkohësisht nuk do të duhej të kishte kontestime mbi vërtetësinë e tyre mbi 10 vite”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, gjendja e tyre gjendja e tyre fizike arkivore do të duhej të kishte qenë e tille që mos të ishin lejuar ndërhyrje të ndërkohshme të cilat pastaj mund të kishin ndikuar edhe në substancën e tyre.
“Agjencia Qendrore e Arkivave të Kosovës do të duhet të sqaroj gjendjen materiale dhe juridike të këtyre dokumenteve”, ka shtuar Hoxha.
“Agjencia Qendrore e Arkivave të Kosovës do të duhej të sqarojë gjendjen materiale dhe juridike të këtyre dokumenteve pastaj duhej të dëshmojë se kush janë autorët dhe dërguesit e një dokumenti të tillë në Arkivë. Të na sqaroj se a i përmbushin kushtet ligjore për të qenë të titulluara si dokumente të tilla , dhe t’i japin publikut një dëshmi detajore se si papritur Agjencia nxorri ato në publik edhe pse në vendimet e Gjykatës Kushtetuese ato ishin konfirmuar që nuk ekzistonin në formën e lejuar ligjore dhe këto janë çështje që janë ngritur me shfaqjen e këtyre dokumenteve tani”, tha ajo.
Hoxha gjithashtu ka komentuar edhe letrën e kryeparlamentares Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
“Letra e kryeparlametares Osmani veç se e vërteton dhe e legjitimon kërkesën e ngritur kjo nga që paraqitja e këtyre dokumenteve dhe mos vërtetimi ose validiteti i tyre veç se e lejon mundësinë që të njëjtat kanë mundur të jenë të manipuluara”, shtoi ajo.
Mes tjerash ajo ka thënë se përgjegjës për mbrojtjen e këtyre dokumenteve do të duhej të ishte Kuvendi.
“Përgjegjës për krijimin e këtyre dokumenteve dhe për mbrojtjen do të duhej të ishte Kuvendi meqenëse ai është edhe organi që e ka shkruar Kushtetutën. Mirëpo në këtë aspekt është e paqartë se mbi kënd duhet të bie përgjegjësia”, shtoi ajo.