Hoxha: Gjykatat themelore në funksion të ngritjes së imazhit të drejtësisë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 15:10 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim kryetarët e gjykatave themelore të Republikës së Kosovës me të cilët bisedoi rreth sfidave dhe çështjeve nga veprimtaria e këtyre gjykatave, në funksion të ngritjes së performances, kënaqshmërisë së qytetarëve dhe transparencës.

Në takim, ministrja Hoxha theksoi se përkushtimi i gjithanshëm i ministrisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e pakursyer për ngritjen e cilësisë së gjyqësorit është një nga prioritetet e saj. Ajo theksoi se gjykatat themelore janë ato të parat që ballafaqohen me çështjet e qytetarëve.

Çdo përparim në këtë nivel, pasqyrojnë edhe performancën e përgjithshme të këtij dikasteri jetik në ecjen euro-integruese të vendit tonë, me ç’rast ministrja Hoxha theksoi se mirëpret edhe kontributin e gjithanshëm të këtij niveli të gjyqësorit jo vetëm në rishikimin gjithëpërfshirës legjislativ por edhe kontributin dhe pjesëmarrjen në proceset e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Me rishikim funksional, mirëpres kontributin tuaj, duke vënë në pah çështjet jetike të këtij niveli të gjyqësorit, duke e bërë më efikas, më transparent dhe që fuqishëm i kontribuon sundimit të ligjit. Në veçanti, rrol të rëndësishëm do të ketë bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, në funksion të interesit të qytetarëve dhe sistemit juridik të Republikës së Kosovës”, theksoi ministrja Hoxha.

Kryetarët e gjykatave themelore, theksuan se mirëpresin gatishmërinë e Ministres, përkrahjen e pa rezervë të saj dhe diskutuan për nevojën e heqjes së barrierave formale juridike që pengojnë ngritjen e efikasitetit të gjykatave themelore, dhe përmirësimin e imazhit të institucioneve thelbësore të shtetit ligjor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme