Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 21 vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në Likoshan dhe Çirez, ka theksuar se atë ditë, doli në shesh regjimi i tmerrshëm kriminal, kur masakroi 24 qytetarë në shtëpitë e veta, në mes tyre edhe fëmijë dhe gra shtatzëna.
Postimi i ministres Hoxha në rrjetin social:
“Më 28 Shkurt 1998, në Likoshan dhe Çirez, doli në shesh regjimi i tmerrshëm kriminal, kur masakroi 24 qytetarë në shtëpitë e veta, në mes tyre edhe fëmijë dhe gra shtatzëna, në pamundësi të ballafaqimit me UÇK-në.
Kjo ditë, do të mbetet e shënuar si ditë e dhimbjes së madhe po njëherësh, ditë që riktheu vëmendjen e opinionit botëror ndaj regjimit kriminal si dhe shtimin e radhëve dhe rezistencës së fuqishme të UÇK-së, deri në çlirimin e vendit.
Nderim i përjetshëm për dëshmorët e Likoshanit dhe Çirezit!”