Hoxha kujton masakrën e Poklekut, kërkon nga drejtësia t’i gjykojë kryesit e kësaj vepre

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Sejdi Hoxha, ka kujtuar masakrën e fshatit Poklek të Drenasit, ku janë vrarë 53 shqiptarë ciliv të paarmatosur nga ushtria serbe e rexhimit të Millosheviqit.

Hoxha ka kërkuar që kryersit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.

Postimi i plotë:

“Drenica në të gjitha periudhat e historisë ishte cak i gjenocidit nga forcat serbe!

21 vite më parë në fshatin Poklek të Vjetër komuna e Drenasit, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj maskare ishte Leotrim Caraku i cili në atë kohë ishte 9 vjeç, mbi trupin e tij ndodheshin shumë kufoma, ai e përjetoi ekzekutimin e nënës, vëllezërve dhe bashkëfshatarëve të tij nga forcat serbe.

Drenica në të gjitha periudhat e historisë ishte cak i gjenocidit nga forcat serbe, drejtësia nuk guxon të harrojë por duhet t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme