Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, në ditën botërore të lirisë së mediave, ka përshëndetur përkushtimin e mediave të Kosovës, duke e vlerësuar se “liria e medias është esenciale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë”.
Reformat po prodhojnë rezultate, ka shkruar Ministrja në rrjetin social.
Postimi i Ministres Hoxha në Facebook:
“Në Ditën Botërore të lirisë së mediave, përshëndes përkushtimin e mediave tona si shtyllë e katërt e demokracisë. Liria e medias është esenciale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Republika e Kosovës nga Reporterët pa kufi (Reporters without borders), është renditur në vendin e 75, krahasuar me vitin 2017, jemi për 4 vende më lart. Me këtë renditje, jemi më së larti në rajon dhe përpara disa shteteve anëtare të BE-së.
Reformat po prodhojnë rezultate!