Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Vlera e shtetit tonë shtohet me media objektive dhe të guximshme duke dëshmuar çdo ditë e më shumë, edhe vlerën e lirisë edhe të demokracisë tonë”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social Facebook:
“Në Ditën botërore të lirisë së medias, nën moton: Kontrolli i fuqisë: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit, përgëzojmë dhe vlerësojmë përkushtimin dhe guximin e personaliteteve të medias, kësaj fuqie të katërt në demokraci.
Liria e medias, është zonë e veçantë e interesit të lartë në demokraci, larg nga çfarëdo ndikimi, presioni apo interesi tjetër përpos promovimit të vlerave të lirisë dhe sundimin e ligjit.
Vlera e shtetit tonë shtohet me media objektive dhe të guximshme duke dëshmuar çdo ditë e më shumë, edhe vlerën e lirisë edhe të demokracisë tonë.”