Hoxha merr përkrahje për procesin integrues nga ambasadori francez

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 12:31 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për procesin integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, duke vënë në spikamë, përkushtimin për përshpejtimin e këtij procesi.

Ministrja Hoxha e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhënë Kosovës, duke theksuar se procesi euro integrues është prioritet dhe konsensus nacional.

“Vlerësojmë lartë përkrahjen e Republikën e Francës për institucionet tona në procesin euro integrues, përmbushjen e prioriteteve brenda këtij procesi, andaj shpreh falënderim për të gjitha këto duke ftuar që të vazhdojnë ta mbështesin këtë proces. Procesi euro integrues është prioritet dhe konsensus nacional”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ambasadori Chabert, e falënderoi Ministren Hoxha për vlerësimin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm dhe rikonfirmoi vazhdimin e tij duke ofruar mbështetje të gjithanshme për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Ministrja Hoxha dhe ambasadori Chabert vlerësuan se reformat e ndërmarra në këtë proces si dhe progresi i arritur, do të duhej që t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të bëhen pjesë e zonës së lëvizjes pa viza si dheKosova të bëhet pjesë e planeve për zgjerim, duke u bërë e barabartë me vendet fqinje.

Të ngjashme