Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Gerrie Willems, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me theks të veçantë, përkrahjen e procesit integrues të Kosovës.
Kosova ka prioritet të parë procesin integrues, ky proces ka konsensus nacional, duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, andaj, theksoi Ministrja Hoxha, përkrahja që na vije nga vendi mik, Holanda, është e mirëseardhur për shtetin tonë.
“Ne kemi nevojë për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së. Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme” ka theksuar ministrja Hoxha.
Ndërsa Ambasadorja Willems theksoi se zbatimi i reformave të përcaktuara në MSA dhe ERA, do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe në ecjen përpara të Kosovës në agjendën evropiane, duke qenë instrumente kryesore dhe udhërrëfyese thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe për progresin e saj në rrugëtimin drejt Evropës.
Ambasadorja Willems, ritheksoi se ofron mbështetje të plotë të vendit të saj, në këtë proces
integrues, duke theksuar se Mbretëria e Holandës mbetet përkrahëse e fuqishme e
progresit në procesin integrues të Kosovës.