Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në konferencën dyditore ndërkombëtare Com-Sult, me moton “Thirrja e së ardhmes” në Vjenë, ka diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke vënë në dukje të arriturat dhe sfidat.
“Perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE, është më lehtë e realizueshme, duke zbatuar me prioritet një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit. Jemi duke punuar në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi me ndihmën e pakursyer të vendeve mike”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha ka diskutuar edhe për të arriturat dhe sfidat duke vënë në pah se fuqizimi i sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe efikasitetit janë prioritete të qëndrueshme në Drejtësi ndërsa sundimi efektiv i ligjit është përgjegjësia kryesore.