Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën rajonale ekonomike në Budvë të Malit të Zi, me temën “Sfidat në rrugën drejt BE-së”.
Në konferencë po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritarë dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.
Postimi i plotë:
Në Budva, po mbahet Konferenca ekonomike e Ballkanit perëndimor, me temë “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, ku diskutuam edhe për perspektivën evropiane të Kosovës.
Rruga e vendit tonë drejt familjes evropiane është e pakthyeshme dhe nuk ka alternativë tjetër.
Në konferencën dyditore po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritar dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.