Hoxha: Në Kosovë nuk gjykohet substanca e rastit por rasti në bazë të personit që është i akuzuar

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë në Desku të KTV-së se në sistemin e drejtësisë në Kosovë nuk gjykohet substanca e rastit por rasti në bazë të personit që është i akuzuar.

Hoxha ka thënë se ka drejtësi selektive në Kosovë dhe se problemi te sistemi gjyqësor në vend nuk është tek infrastruktura por tek mungesa e vullnetit për të punuar siç përcaktohet me ligj.

“Problemi i sistemit nuk është infrastruktura, kemi paga shumë të mira, numër të lartë të gjyqtarëve, mirëpo kemi mungesë të vullnetit për të punuar dhe për të kryer detyrën ashtu siç përcaktohet me ligj. Të gjitha rastet gjyqësore të zyrtarëve politikë në Kosovë janë të karakterizuara me shtyrje të mëdha të seancave, zvarritje, rikthim të rasteve në rigjykim për disa herë e prishje të vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo bëhet për të mbajtur jashtë burgut personat që kanë lidhje me politikën, personat që kanë ndikim dhe për të njëjtin nuk kemi dënime efektive sot e disa vite”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka bërë të ditur se Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka matur perceptimin e qytetarëve për besimin e tyre në drejtësi për gjashtë vite me radhë, sipas të cilit 70% e tyre mendojnë se politika të mban larg drejtësisë.

Të ngjashme