Hoxha në Slloveni, për zgjerimin e bashkëpunimit

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 10:47 | Nga

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, me ftesë të homologut slloven, Goran Klemençiç, sot gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh.

Bashkëpunimi ndërshtetëror në drejtësi, është i ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta euro-integruese, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor në veçanti.

Kjo vizitë, në vazhdën e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve në fushën e drejtësisë, do të zgjerohet me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja me interes bilateral dhe bashkëpunimin rajonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme