Gjatë mbajtjes së Takimit të Ministrave për Integrimin Evropian të Evropës Juglindore, në Tiranë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar edhe dy ministrat homolog, Ditmir Bushatin, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe Zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, njëherësh ministër i Integrimit Evropian, Bujar Osmanin, me ç’rast kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit për procesin integrues.
Ja postimi i Hoxhës, rreth këtij takimi, në rrjetin social:
“Së bashku me Ditmir Bushatin dhe Bujar Osmanin, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit për procesin integrues, për strategjitë të cilat këtë pjesë të Evropës e bëjnë pjesë të pandashme të politikave, zhvillimeve dhe të arriturave integruese. Më mirë se ne askush nuk e kupton izolimin, andaj, jemi të përkushtuar që integrimi të jetë gjithëpërfshirës por edhe me përkrahje konform mundësive tona dhe të gjithë ne së bashku do të kontribuojmë që hapat e zhvillimit të jenë më të shpejtë.“