Hoxha nënshkroi në Bruksel marrëveshjen “Evropa për qytetarët”, vlera e programit 187 milionë euro

Bruksel | 26 Qer 2018 | 16:26 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot në Bruksel ka nënshkruar arrëveshjen me programin “Evropa për qytetarët”, me Paraskevi Michou, drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian.

Vlera e programit është 187 milionë euro, bën të ditur MIE.

Sipas ministres Hoxha, programi do të jetë shumë i mirëseardhur për të rinjtë tanë, sepse nëpërmjet tij, rrit ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, inkurajon pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së, duke zhvilluar kuptimin e qytetarëve për procesin e bërjes së politikave të BE-së dhe duke promovuar mundësitë për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të BE-së.

“Prioritetet specifike janë: Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare, si fushë që përfshin debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit; Promovimi i solidaritetit në kohë krizash; Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë; Luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, marrëveshja shënon të arritur të re në procesin integrues.

Të ngjashme