Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryetaren e Bordit Ekzekutiv dhe Odës së Përmbaruesve Privat Emine Sherifi- Lubeniqi.
Gjatë këtij takimi Ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Bordit Ekzekutiv dhe Odës së Përmbaruesve Privat për angazhimin dhe punën e deritanishme dhe sukseset e arritura të këtij Institucioni, njёherit shfaqi përkushtimin e saj për thellimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Sherifi informoi Ministren Hoxha për punën e bërë, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet OPP-ja dhe kërkoi nga Ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.
Sherifi, po ashtu informoi Ministren Hoxha për të arriturat e Odës së Përmbaruesve Privat, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.
Të dy institucionet vlerësuan lartë dhe si tejet të rëndësishëm për sferën ekonomike shumën e mjeteve të arkëtuara nga ky institucion.
Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale, si dhe kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në vazhdimin e punëve.