Hoxha për doracakun e Edukimit Seksual: Ndryshe po flet Kurti e ndryshe Nagavci – Kryeministër koncentrohu

| 20 Nën 2024 | 18:51 | Nga

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është eksperti i “luftës hibride”.

Ajo i bëri thirrje shefit të Qeverisë që të koordinohet me vartësen e tij, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, rreth doracakëve të mësimdhënësve për “Edukimin Seksual”.

“Çka flet z. Kurti dhe zonja Nagavci, janë dy pista të ndryshme. Mandej ato pista ndahen prapë si dy pista të reja të komunikimit edhe të reflektimit edhe të interpretimit të krejt fenomenit”, tha ajo.

“Nuk mund të dalësh edhe të thuash që doracaku nuk është bërë nga Arbëria, por është bërë nga Arsimi dhe Hykmetja. Ditën tjetër të thuash se kjo është një luftë hibride dhe ditën tjetër të thuash se unë i tërheqi doracakët se përmbajtja nuk është në rregull”, tha Hoxha.

Eliza Hoxha i bëri thirrje Kurtit “që të koncentrohet”.

Të ngjashme