Hoxha: Për keqardhje që s’kemi një plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë

| 07 Gus 2020 | 09:44 | Nga

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se ndjen keqardhje që Kosova nuk ka një plan për tejkalimin e situatës me koronavirusin.

“300 jetë të humbura nga COVID 19 e sa të tjerë të hospitalizuar duke luftuar për ta tejkaluar… Mjekë e infermier që nuk ndaluan e pushuan që nga Marsi, të rënduar nga lodhja, presioni, humbja e kolegëve dhe pamundësia t’i trajtojnë e të arrijnë tek të gjithë…”, është shprehur ajo.

“Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3321619294526612&id=159214480767125
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme