Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për kërkesat e Sindikatës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se angazhohet që të gjendet një zgjidhje. Për takimin me kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, Sveçla ka konfirmuar se do të flitet për 14 kërkesat e tyre.
“Unë punojë për policinë dhe me policinë. Për kërkesat do të mundohemi që bashkë me ministrin të ecet përpara në vitin e ardhshëm. Do të shohim se çfarë është e mundur dhe bëhet dhe çfarë nuk është e mundur”.
LEXONI EDHE: