Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se nga të dhëna që i posedon Policia, vitin e kaluar disa persona shkaktonin aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi, raporton Ekonomia Online.
kanë të dhëna për veprat penale dhe rastet e kundërvajtjes të shoferëve. Hoxha tha se edhe ata që mbrëmjen e së shtunës organizuan një garë të ilegale që ua mori jetën tre të rinjve “kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik”.
“Policia e Kosovës ka databazë prej fillimit të krijimit të saj, jo vetëm penale, por edhe për rastet e kundërvajtjes. Edhe këta personat që kanë marrë pjesë atë ditë në gara, edhe të tjerët që kanë qenë në cilësinë e tifozëve ose shikuesve kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik dhe, siç tha edhe ministri, edhe në organizim të garave”, tha ai.
“Bile bile, ne kemi pasur raste vitin që shkoi kur kemi hetuar se individë të caktuar me automjetet e tyre bëjnë shpesh aksidente të trafikut. Pastaj hetuesit tanë bërë analiza dhe kanë parë se po bëjnë aksidente të qëllimshme me qëllim të përfitimit nga sigurimi i tyre dhe pastaj i kemi arrestuar. Kemi bërë edhe hetime penale lidhur me ta”.
LEXONI EDHE: