Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Stenström.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e falënderoi Oscar Stenström, Sekretar i Shtetit, përgjegjës për Çështje të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian.
Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja Hoxha, në takim me Stenström, duke shtuar se “ne do t’i kryejmë detyrat tona.
”Ne do t’i kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të vazhdojmë ta luftojmë korrupsionin, të bëjmë reformat që kërkohen si pjesë e procesit integrues. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA-se. Andaj e vlerësojmë tejet të rëndësishme ndihmën e Suedisë në çdo proces dhe presim që BE të rikonfirmojë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e saj në planet për zgjerim“, deklaroi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha theksoi se Suedia ishte dhe vazhdon të jetë shembull i të drejtave të njeriut dhe demokracisë, andaj edhe Kosova ka shumë çfarë përfiton nga përvojat e shtetit suedez.