Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka ndarë certifikatat për 14 kandidatët të cilët e kanë dhënë provimin për përmbarues privatë.
Hoxha i uroi kandidatët, ndërsa i porositi se tani kanë para vetes një mision të rëndësishëm: të ulin lëndët nëpër gjykata dhe të kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Si Ministri e Drejtësisë do të jemi të interesuar për Përmbarues Privatë, sepse ju do ta bëni uljen e lëndëve në gjykatat tona, ndërsa qytetarëve t’iu kthehet besimi në sistemin e drejtësisë”, tha Hoxha.
Ajo porositi kandidatët e certifikuar që të veprojnë me ligjin dhe etikën profesionale.