Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha ka thënë se platforma e kësaj partie është shpresë për rininë e Drenasit .
“PDK është dhe do të mbetët adresa e vetme politike për të rinjët, marrë parasysh krijimin e një linjë të veçantë buxhetore në formë të grandeve ( para pa kthim) në vlerë prej 15 milion euro në mënyrë qe t’i përkrahim rininë që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit” ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Platforma e PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit shpresë për rininë e Drenasit dhe gjithë Kosovës!Gjatë një takimi me të rinjët në Drenas biseduam lidhur me platformën më të mirë që ka PDK për zhvillimin e vendit, me fokus të veçantë në ekonomi, shëndetësi dhe arsim.
PDK është dhe do të mbetët adresa e vetme politike për të rinjët, marrë parasysh krijimin e një linjë të veçantë buxhetore në formë të grandeve ( para pa kthim) në vlerë prej 15 milion euro në mënyrë qe t’i përkrahim rininë që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit.
Vetëm PDK ka alternativë qe ta mbështes sektorin privat qe do të rezultoi mundësi të reja për punësim, po ashtu me platformën e saj parashihet ngritja e pagave minimale në Kosovë, duke e përfshi ofrimin e shërbimeve shëndetësore profesionale dhe sigurimet shëndetësore.Rinia është e ardhmja e Kosovës!