Pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave.
Ministrja Hoxha ka shkruar se “votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian”, duke shtuar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.
Postimi i Hoxhës në Facebook:
“Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.
Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave. Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt.
Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!
Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!”