Ministrja e Integrimit e Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha, në konferencën për medie me temën “Sa më shpejt që t’i kryejmë detyrat tona, më shpejt arrijmë integrimin”, tha se Strategjia e Zgjerimit e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nuk ka ofruar qartësi për Kosovën.
“Kemi pritur më shumë me një gjuhë me konkrete që Kosova të jetë hapat se ku duhet të shkojë duhet ta kemi parasysh që në kontekstin e gjerë jemi vendi i fundit që jemi pavarësuar”.
“…nga 22 prioritetet të era në mënyrë të plotë të kënaqshme e kemi zbatuar vetëm një prioritet nga 21 ku këta mbesin në zbatim e sipër, MSA është zbatuar 30% për vitin 2017, ka hapësire për të bërë me shumë”.
Por sipas saj, është lajm i madh pasi sipas Serbia duhet që të bëjë marrëveshje obliguese me Kosovën, pran ta njoh shtetin më të ri në Evropë raporton Ekonomia Online.
“Ndaj Serbisë është një qasje e favorshme, por për herë të parë kemi gjuhë të qartë të konkretizuar, të normalizojnë marrëdhëniet mes vete për neve kjo nënkupton njohje reciproke”.
E para e Integrimit Evropian në vend shtoi se ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është kushti i vetëm që ka mbetur për heqjen e vizave.
“Ne duhet t’i përfundojmë obligimet tona ndërkombëtare dhe besoj që në javët në vijim do të këtë lëvizje sepse koha po kalon që viti 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”.
Ndonëse tha se janë në konsultim dhe presim sqarim nga BE kur konsiderohet i plotësuar kushti sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit kur mund të konsiderohet kriter i plotësuar.
Por tha se më herët për këtë kriter u tha se është përmbushur tërësisht, raporton EO.
“Me ratifikimin e demarkacionit mendojmë që do t’i plotësojmë kushtet. Jemi në koordinim me institucionet në Bruksel dhe zyrën e BE këtu. Ngase luftimi i korrupsionit ka qenë i konfirmuar si i plotësuar dhe ka qenë marrëveshja e ratifikimit që ka mbetur si kusht i vetëm”.
“Në vazhdimësi duhet të prodhojmë rezultate të intensifikohet puna. Liberalizimi mos të mbesin peng i ndonjë kushti tjetër”.