Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur respektin e përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit.
“Sot, Marina e Skenderajt, bëhet pjesë e historisë dhe gjeografisë së atdheut, ku përjetësisht prehen 157 heronj të kombit,” ka shkruar Hoxha në Facebook.
Hoxha thotë se ishte obligim moral dhe institucional ndërtimi i kompleksit memorial në Marinë.
“Kjo është ditë e realizimit të një obligimi njerëzor dhe institucional ndaj dëshmorëve të kombit, duke ngritur këtë kompleks memorial, në shenj të kujtimit ndaj veprës së tyre sublime,” është shprehur Hoxha
“Nga këtu, reflektojnë edhe amanetet e tyre që të punojmë çdo ditë për vlerat më të larta të vendit dhe të qytetarëve tonë. Respekt i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!”