Ministria e Integrimit Evropian organizoi konferencën “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”.
Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, tha se strategjia e BE-së ka konfirmuar se Kosova ka rrugën e ndarë rrugën nga Serbia sa i përket integrimit në BE.
Por sipas saj, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën, raporton Ekonomia Online.
“Publikimin strategjisë për zgjerim ishte lajm i mirë për Kosovën dhe qartëson pozicionin që të gjitha vendet e BE-së kanë perspektivë për në BE. Për Kosovën BE ka konfirmuar se Kosova ka rrugën e vet dhe të ndarë rrugën nga Serbia”.
“Ne duhet t’i zbatojmë reformat në ekonomi, sundim të ligjit, të ecim përpara drejt rrugës në BE. Zhvillimin social, korrupsionin, marrëdhëniet në shtetet fqinje fusha që kërkon BE-ja për anëtarësim”.
“Çështja e marrëdhënieve me Serbinë mund të jetë përfitim që ka Kosova nga strategjia. Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën. Serbia duhet të kuptojë se nuk ka përfundim të dialogut pa u marrë vesh të dyja palët për normalizim dhe për të arritur një marrëveshje”.
Hoxha ka shtuar se Qeveria ka bashkërenduar hapat konkretë për bashkërendimin dhe draftimin e ligjeve, për përmbushjen e agjendës evropiane.
“Kishim një progres të konsiderueshëm në agjendën evropiane, disa nga ligjet të cilat janë ë rëndësishme për agjendën e reformës evropiane janë në parlament dhe të përshpejtohet procesi. Kemi nevojë për një bashkërendim për këtë, dhe pakoja e ligjeve është e domosdoshme për reformë evropiane”.
“E rëndësishme është se si ne vetë bashkohemi dhe shtyjmë përpara reformën, e dimë se forcimin sundimit të ligjit është një gjë themelore që duhet të bëhet për të treguar përkushtimin diçka që është e domosdoshme sepse lidhet me të gjitha çështjet e tjera, nëse nuk bëjmë këtë ekonomia, investitorët nuk janë të interesuar për zhvillim. Qeveria ka bashkërenduar hapat konkretë dhe kemi parë procedura kur është fjala për bashkërendim, draftimin e ligjeve”.