Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se sapo ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos.
Përmes një postim në Facebook, Hoxha tha mori mbështetje nga BE-së për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
“Sapo pata një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, i cili përgëzoi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.
Si mik i Kosovës, më siguroi se vendi ynë do ta ketë përkrahjen e plotë të tij dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ofroi mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në BE”, ka shkruar ajo.